Transmetuar më 12-02-2018, 17:20

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka reaguar lidhur me vendimin e ish- kryeprokurorit Adriatik Lalla i cili dy ditë më parë u tërhoq nga e drejta për të qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Sipas ambasadorit Lu, vendimi i Llallës për t'u tërhequr nga sistemi i drejtësisë është individual.

"Largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar është fitore. Kjo, një fitore për një sistem drejtësie më të mirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar s'mund të kthehen për 15 vjet. 

Vendimi për tu tërhequr nuk do të thotë shpëtim ndaj ndjekja penale. Tërheqja s'do të thotë mos hetim për abuzime. Kush i frikësohet vettingut, t’i frikësohet edhe hetimeve kriminale", u shpreh Lu për "News24".

Mandati i Adriatik Llallës përfundoi më 7 dhjetor 2017, pas qëndrimit në krye të organit të akuzës për 5 vite. Gjatë procesit të zëvendësimit të tij me një prokuror të përkohshëm, ishte sërish Donald Lu që foli ashpër. 

Ai tha se Shqipëria duhet të zgjedhë një kryeprokuror, që të mos mbrojë më politikanët e korruptuar, duke iu referuar Llallës, që sipas ambasadorit Lu ka mbyllur çdo dosje korrupsioni./b.l/noa.al/