Transmetuar më 12-02-2018, 15:34

Një efektiv i policisë së Gjirokastrës ka humbur jetën pas një problemi shëndetësor, ndërsa ishte në detyrë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë bëhet fjalë për efektivin e qarkullimit rrugor, i identifikuar si Ilir Divintari, 47 vjeç.

Mësohet se efektivi i policisë ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak që ka pësuar teksa ka qenë në krye të detyrës.

47- vjeçari kishte ndjerë dhimbje në kraharor dhe i vetëm i ishte drejtuar menjëherë për ndihmë amulancës.

Por ai nuk ka mundur të rezistojë dhe është ndarë nga jeta pikërisht sapo ka në derën e spitalit./b.l/noa.al/