Transmetuar më 12-02-2018, 13:00

Po afron martesa e vitit. Princi Harry i Anglisë dhe aktorja amerikane Meghan Markle, do të martohen më 19 maj në kështjellën Windsor.

Në listën e dëshmitarëve të dasmës, është ofruar kampioni i boksit për pesha maksimale Anthony Joshua.

28-vjeçari Joshua, thuajse 2 metër i gjatë dhe me peshë 106 kilogramë, nuk hezitoi të publikojë një fotografi në Twitter ku shihej me princin Harry.

Ai shkruan “Duhet një dëshmitar?”, ndërsa më tej kujton se është beqar, dhe pyet nëse Meghan ka motër.

Boksieri ish-murator, është i njohur për lirshmërinë e batutave dhe pritet të jetë pjesë e dasmës, ku pse jo mund ta provojë me ndonjë nga të ftuarat. /a.y/noa.al