Transmetuar më 12-02-2018, 11:19

Policia në Tsawassen, në Kanada ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë banorët e kësaj zone që të bëjnë kujdes pasi kukuvajkat kanë nisur të shfaqen papritmas në fluturim.

Policia ka dokumentuar të paktën tre sulme, duke filluar nga e premtja, kur një burrë njoftoi se kishte dëgjuar fillimisht ulërimin e një gruaje. Kur ai doli jashtë për të hetuar u sulmua nga dy kukuvajka të cilat e rrëzuan atë përtokë.

Më vonë atë mëngjes, një tjetër banor vendas dhe fëmija i tij adoleshent teksa ishin duke hipur në biçikleta papritmas një kukuvajk i fluturoi mbi kokë djalit duke u përpjekur ta merrte.

"Zyrtarët tanë arritën në Zyrën e Konservimit dhe me sa duket kjo nuk është një dukuri e pazakontë.

Ne këshillojmë të gjithë ata që udhëtojnë me biçikleta apo në këmbë që të mundohen të zgjedhin një veshje e cila nuk tërheq shumë vëmendjen e tyre nëse udhëtojnë nëpër atë zonë ku ato janë shfaqur shumë së fundmi", tha në një deklaratë Cris Leykauf, koordinator i çështjeve publike për Policinë Delta. /b.l/noa.al/