
Një denoncim i rëndë mbi policinë e Vlorës, ku efektivët e këtij qyteti akuzohen se trafikojnë qenie njerëzore për 1500 euro.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, publikon në Facebook, një mesazh të dërguar nga një qytetar, ku shkruan “Ja se si çunat e krimit në Vlorë bëjnë trafikun e qenieve njerëzore për 1500 euro gjobë!”
Një djalë i ri vlonjate rrëfen eksperiencën personale dhe se si iu kërkuan 1500 euro.
“Përshëndetje, doktor, desha t’iu shpreh juve diçka. Unë kam një deportim nga Zvicra, dhe jam dhe vetë i ndërgjegjshëm që kam thyer ditët e qëndrimit në Europë, gjithsesi thashë ta provoja njëherë, të prisja një biletë dhe të ikja nga porti i qytetit tim, Vlora. Vete te polici për të vulosur, më tha po s’kalon dot ti. I thashë të them të drejtën e di, por mendova ta provoj megjithatë i thashë s’ka problem. Dale më tha, ku vete. Do kthehem i thashë. Dale tha, kemi dhe një mundësi për ty, po i thashë të kuptova. Sa doni t’iu jap, 100 euro? Hahaha qeshi, ça thua ore djal tha, pse pazar kaposhash po bëjmë këtu tha. Po sa do o vlla i thashë. Më tha futu pak te ajo zyra atje se do vij shefi madh tha të sqaroj. U futa atje, erdhi një epror i tij dukej, më tha djalë ne s’mund të rezikojmë punën për 100 euro se kemi dhe SHKB nëpër këmbë. I thashë, po un s’ju thashë gjë, ju vetë po thoni. Bej 1500 euro tha, hajde këtu, të marr për dore të fus traget tha, dhe andej tha të nxjerr një miku im me kamion tha. Doktor s’dua të zgjatem shumë, po ju them që porti i Vlorës është bërë bazë parash për kokat e policisë këtu. Me respekt djali nga Vlora, anonim”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





