Transmetuar më 11-02-2018, 08:48

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të diele t’i kushrojë vëmendje të veçantë aksionit për pastrimin e lumit të Gjanicës në Fier, ku po shemben disa ndërtesa.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama e ka cilësuar Gjanicën si Lnaën e dytë.  Projketi për rehabilitimin e Gjanicës vjen në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur gjatë ditës së djeshme me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Fierit.

Objekti pesë katësh ndodhej pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi. Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. /b.l/noa.al/