
I ashpër dhe kritik është shrpehur ndaj Policisë së Vlorë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë analizës së punës së Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier.
Ministri i referohet disa ngjarjeve kriminale, të cilat prej kohësh janë të pazbardhura dhe pa autor.
"Konstatojmë me keqardhje se disa ngjarje kriminale në Vlorë kanë mbetur ende pa autor. Kjo është shqetësuese. Nuk jemi të kënaqur me punën e drejtorisë vendore në Vlorë. Besoj se drejtori i Përgjithshëm do të marrë masat e duhura.
Në Vlorë ka disa ngjarje kriminale dhe vrasje të pazbuluara çka nuk ndodh ne qarqet e tjera, ka thënë Xhafaj.
Xhafaj ka thënë gjithashtu se prioritet mbetet lufta ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.
Ministri Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, dhe Drejtori Vendor, Gentian Sheha. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





