Transmetuar më 10-02-2018, 16:38

Që është i lidhur shumë me Ijen, këtë Bes Kallaku e ka treguar në shumë dalje televizive, ku e ka pasur në krah.

Por, aktori i njohur, së fundimi e ka marrë gjyshen e tij edhe nëpër koncerte për ta prezantuar me fansat.

Ai ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me Ijen, e cila duket e emocionuar nga brohoritjet e spektatorëve, të cilët thërrasin emrin e saj.

Në momentin që do të këndonte, Besi fton Ijen në skenë dhe të dy bashkë krijuan një atmosferë elektrizuese.

Sapo gjyshja e tij mori mikrofonin për të përshëndetur, salla gumëzhiu nga brohoritjet. /k.k/noa.al/