



Dy këngëtarë italianë janë vënë në prangat e policisë mbrëmjen e kësaj të premteje, të akuzuar për tentativën e vrasjes ndaj 20-vjeçarit shqiptar, Aldi Shpijati, futbollist i skuadrës së Arcetana Calcio.
I riu mbrëmjen e të dielës së kaluar, u godit tre herë me thikë, ku u deshën një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale për ta shpëtuar.
Pas hetimeve intensive, u bë arrestimi i Yuri Margini 20 vjeç nga Viano dhe bashkëpunëtori i tij Emilio Finizio, 36 vjeç, të cilët u prangosën mbrëmjen e djeshme në Genova. Dy referat mbrëmjen e sotme do të mbanin një koncert në Torino.
20-vjeçari shqiptar u ther me thikë, pranë stacionit hekurudhor të Scandiano, pas një sherri për motive të dobëta me dy reperat italian.
I riu shqiptar kishte ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, në momentin që u godit me thikë në fyt, shkruan noa.al.
Në vijim të hetimeve policia gjeti në shtëpinë e Margini, thikën me njolla gjaku, ndërkohë që u sekuestruan edhe rrobat e përdorura në momentin e krimit, për shkak të gjurmëve të mbetura në to. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





