Transmetuar më 10-02-2018, 10:30

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare e

Qafë Thanës, Pogradec, gjatë mbrëmjes së të premtes.

I arrestuari është Feta Kadrija, 78 vjeç, banues në Gostivar të Maqedonisë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Më konkretisht në hyrje të Shqipërisë nga verifikimet e shërbimeve të policisë kufitare u bë arrestimi i tij.

Kadrija, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija, Kroaci në tetor të vitit 2010, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentash”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd