Transmetuar më 10-02-2018, 08:56

Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin, janë gjithë kohës të angazhuar për shkak të profesioneve të tyre, angazhimeve sociale, por edhe me rritjen e binjakëve.

Por kësaj radhe ata kanë tërhequr vëmendjen me zemrën e tyre të mirë, pasi kanë vendosur të ndihmojnë një student iraken të arratisur nga krimet e ISIS, duke e mirëpritur në SHBA dhe duke i mundësuar studimin pranë Universitetit të Chichago.

“Pasi humbi gjithçka, donte drejtësi”, kështu deklaroi Amal për mediat amerikane.

Sakaq Ella dhe Alexander, dy fëmijët binjakë të Amal dhe George Clooney, duket se janë bërë me një gjysmë vëlla të ri.

Çifti i njohur siç treguan në një intervistë me  David Letterman, gjatë spektaklit “My Next Guest Needs No Introduction”, zbuluan se të riun iraken e kanë marrë në shtëpinë e tyre.

Tashmë i riu jeton në vilën e Clooney në Augusta, të Kentucky dhe frekuenton rregullisht universitetin, shkruan noa.al.

“Kujtoj se u emocionova nga kurajo dhe nga shpirti i tij që kërkonte drejtësi, jo hakmarrje, pavarësisht gjithçkaje që kishte kaluar”, tregon Amal, e cila është avokate në fushën e të drejtave të njeriut. /a.y/noa.al