Transmetuar më 09-02-2018, 20:04

Shumë vuajtje, por në fund skuadra e Skënderbeut mori atë që donte në takimin me Flamurtarin.

“Ujqërit e Dëborës” e kërkuan me ngulm fitoren, por goli erdhi vetëm në fund të takimit.

Radas, nga një goditje dënimi, dërgoi një top në zonë, ku pas një rrëmuje Gjergji Muzaka e shtyu sferën në rrjetë duke kaluar të tijtë në avantazh.

1-0  dhe korçarët shkëputen 11 pikë nga vendi i dytë, që mbahet pikërisht nga Flamurtari.

Vlonjatët treguan maturi në fushën e lojës, dhe nuk pati asnjë lloj diference ndaj ekipit pritës, por krijoi shumë raste për gol, dhe u mbrojt mirë përballë sulmit të djemve të Ilir Dajës.

Gjithsesi, fati ishte me korçarët sot dhe marshojnë të qetë drejt titullit të shtatë kampion. /k.k/noa.al/