Transmetuar më 09-02-2018, 11:50

Përplasja e dy automjeteve ka bërë që një vajzë në moshë të re të mbetet e plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në një kthesë në vendin e quajtur "Vablin".

Një makinë tip “BMW” me drejtues shtetasin A.S., është përplasur me trailerin me drejtues shtetasin Xh.Ll.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar plagosur pasagjerja G.S., rreth 18 vjeçe, e cila udhëtonte me mjetin tip “BMW”.

E dëmtuara pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd