Dashuria kalon nga koka thuhet, sidomos për femrën. Kjo është më se e vërtetë sidomos pasi zbulimit të “kisspetinës”, një substancë kimike e prodhuar nga truri dhe e pagëzuar si “hormoni i puthjes”, e cila ndez tërheqjen dhe ushqen dëshirën seksuale.
Ose të paktën kështu ndodh tek miushet femra, siç ka zbuluar një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”.
Autorët e studimit pretendojnë se “kisspeptina”, mund të përfaqësojë një shpresë të madhe për të kuruar femrat që vuajnë nga rënia e dëshirës seksuale.
Në studim, duket se puthja ndez pasionin dhe stimulon orgazmën e femrave, duke krijuar një gjendje që mjekët e quajnë Hsdd, çrregullim hiperaktiv i dëshirës seksuale, një problem që sipas të dhënave angleze dhe amerikane, godet 40% të femrave në një fazë të jetës.
Në disa raste për të rizgjuar dëshirën seksuale përdoret testosteroni, hormoni mashkullor, i cili është i lidhur me një sërë efektesh të padëshiruara, që nga trashja e zerot dhe shtimi i qimeve, shkruan noa.al.
Drejtuesja e studimit Julie Bakker e Universitetit të Liegi në Belgjikë, thotë se “Zbulimi se kisspeptina kontrollon dëshirën seksuale shfaqet e re. Tashmë dimë që një molekulë e vetme, kisspeptina e shkaktuar nga puthja, kontrollon gjithë problemet e rënies së dëshirës seksuale te femra”. /a.y/noa.al