
Nën akuzën e korrupsionit me pronat, katër ish-zyrtarë të lartë të ish-komunës Ishëm, janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, të akuzuar se kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vënë në pranga Sulejman Ibrahimin 49 vjeç, ish- kryetar i Komunës Ishëm, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Ornela Shëmlikaj, 24 vjeçe, me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish-komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, është arrestuar e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Enver Shima, 67 vjeç, me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish-komunën Ishëm, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm, është prangosur i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Shpresa Merdita, 48 vjeçe me detyrë ish-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës , lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, është arrestuar si e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tyre u bë pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh, ndërkohë që nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





