Transmetuar më 09-02-2018, 09:29

Vidhet me anë të thyerjes një dyqan, ku grabitësit morën një shumë të konsiderueshme parash dhe 80 steka cigaresh.

Gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi i 22-vjeçarit Din Sylaj, banues në fshatin Kolgecaj dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasit S.D., 47 vjeç, banues në Bajram Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe seteka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e tyre, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 170 mijë lekë të reja dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kallëp tritoli.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës për veprat penale “Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd