Transmetuar më 09-02-2018, 09:08

Dy persona janë kapur mat teksa tentonin të vidhnin makinën e një gruaje në Tiranë, ndërsa një tjetër duke u larguar me një taksi të vjedhur.

Efektivët e komisariatit nr.4 bën arrestimin e Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit” dhe Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë ende pa zbardhur e enjtja, rreth orës 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, ku u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një radio policie, dy palë doreza, një kapuç dhe një kapele, një shall, një kaçavidë, dy telefona celularë, 1200 euro dhe 6000 lekë të reeja.

Gjithashtu efektivët e komisariatit nr.3, bën arrestimin e 34-vjeçarit Xhelal Rexhepi, banues në Tetovë.

Rreth orës 03:40 të mëngjesit të djeshëm, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet ‘Taxi’. menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.

Lidhur me të dyja rastet materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim Gegës dhe Dylgjerit, si dhe për veprën penale “ Vjedhja” në ngarkim të Rexhepit. /a.y/noa.al

Në foto, sendet e sekuestruara

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd