
Një i ri është arrestuar pasi akuzohet se, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, është autor i vjedhjeve të katër pikave të këmbimit valutor në qytetin e Fierit.
Policia tha se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i identifikuar si Alket Velaj, banues në fshatin Varibob të Fierit, i dënuar më parë.
Mësohet se ai ka asistuar në të gjitha ngjarjet, duke shkuar i maskuar dhe i armatosur.
Po punohet për të rënë në gjurmët e bashkëpunëtorëve të tjerë të katër ngjarjeve që tronditën qytetin jugor.
Vjedhjet për të cilat akuzohet Alket Velaj:
1. Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.
2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë.
3. Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.
4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





