Transmetuar më 08-02-2018, 14:39

Një konflikt pronësie i cili vijonte prej vitesh, ka përfunduar me kërcënime me jetë mes dajës dhe mbesës.

Këtë të mërkurë, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 34-vjeçaren A.A., banuese në Fier.

Kjo pasi gruaja bëri denoncim në polici ndaj vëllait të nënës së saj. Ajo tha para uniformave blu se daja, S.S., 66 vjeç, banues në Vlorë, e ka kërcënuar për jetën nëpërmjet telefonit, pasi janë në proces gjyqësor për një pronë të trashëguar.

Gjithçka lidhur me një pronë që e ka në trashëgimi nëna e 34-vjeçares, por për të cilën daja i saj pretendon pronësinë e plotë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd