Transmetuar më 08-02-2018, 13:27

Një konflikt i përgjakshëm i ndodhur rreth pesë vite më parë, ku një person mbeti i plagosur i goditur me thikë nga xhaxha e nip, është pasuar me hakmarrje dhe arrestime.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, efektivët e komisariatit nr.4 në Tiranë kanë vënë në pranga 41-vjeçarin Edmond Mamushi, 41 vjeç, banues në Përmet.

Ndaj tij Gjykata e Përmetit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ai akuzohet se më 16 tetor 2016 në Përmet për motive hakmarrje ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin Julian Hoxha.

Gjithçka pasi Hoxha, bashkë me xhaxhanë e tij Artan Hoxha e plagosën dy vite para se ai të planifikonte hakmarrjen. /a.y/noa.al

Në kërkim për plagosje, kapet në Përmet

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd