
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për votën kundër SHBA-së, dukee cilësuar një bylmez. Kryemadhi tha se vota e 21 dhjetorit ishte faqja me e errët në historinë e politikës së jashtme.
“Ky kryeministri ynë që nuk lë pa thënë sa erudit është e citon ismail Qemalin, nuk është tjetër veçse një bylmez. Para se t’i kundërvihej presidentit Trump dhe SHBA, gjë që ë bëri edhe gjatë fushatës elektorale, se po të mos ndërhynte ky do të bëhej qameti atje, duhet t’i ishte referuar si fillim prezentit Uilson për mos lejmin e ndarjes së Shqipërisë.
Duhet të kishte kujtuar Klintonin lidhur me Kosovën; duhej të kishte kujtuar presidentin Bush lidhur me anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë mirënjohës. Nëse do të kishte pritur Klintoni të merrte lejen e OKB, sot nuk do të kishte mbetur shqiptar në Kosovë.
Vota nuk ishte votë adhurimi për BE por kundër SHBA dhe interesave kombëtare. Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashme. Shqiptarët i detyrohen shumë SHBA”, tha Kryemadhi./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





