
Një person i shpallur në kërkim prej afro një viti për tentativë vrasje, është vënë në prangat e efektivëve të komisariatit nr.2 në kryeqytet.
I arrestuari është Sergeto Turullaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë këtë të mërkurë, pasi Gjykata e Tiranës, në 5 maj 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Po ashtu ndaj tij Gjykata e Durrësit, në prill të vitit 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ai akuzohet se më 15 prill 2017 në rrugën “Kongresi i Përmetit” në bashkëpunim me shtetasin D. Y., kanë tentuar të vrasin shtetasin L.SH.,
Ndërkohë më 26 prill 2017, Turullaj dyshohet në bashkëpunim dyshohet të ketë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





