
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka fshikulluar ashpër opozitën lidhur me mocionin për statusin e Jeruzalemit. Absurdi i kësaj kërkese për mocion sipas Bushatit qëndron edhe në faktin se asnjë nga opozita nuk ka guxim të mbrojë pikat e mocionit lidhur me statusin e Jeruzalemit.
Ai deklaron se qëndrimi i Shqipërisë pro statusit të Jeruzalemit është një qëndrim konsistent, i mbajtur ndër vite në OKB nga ana e qeverisë shqiptare.
“Prisja që kryetari i Partisë Demokratike të kërkonte falje për fjalorin fyes ndaj saj me fjalë të papërshtatshme, duke vlerësuar strategjinë e BE për integrimin e vendit në BE. Votimi në OKB nuk është aspak i veçantë është pjesë e votimeve rutinore që bëhen në OKB. Në nëntor të vitit 2017 ishte e njëjta rezolutë. Ne votuam sërish njëlloj siç votuam edhe në dhjetor dhe opozita nuk u ndje”, u shpreh Bushati.
Më tej ai kujtoi se sa i përket Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Bushati ishte në gjimnaz kur Berisha e antarësoi. Sipas tij shteti shqiptar ka mbajtur historikisht të njëjtin qëndrim.
“Që prej vitit 2007, Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për këtë çështje me BE të shprehur me votë. Ka mbajtur qëndrim përsa i përket vendbanimeve në zona të pushtuara, përfshi Jeruzalemin lindor. Ky qëndrim është një qëndrim që politika shqiptare e ka konsideruar si qëndrim konsensual.
Vota e Shqipërisë në 2005-2009 kur e drejtonte PD. Urdhëro rezolutën e 2007 për Jeruzalemin, vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. 2013-2017 i njëjti qëndrim. Në 2017, PS vetëm në qeverisje i njëjti qëndrim. Janë 12 rezoluta që unë i kam këtu, që dëshmojnë qëndrimin solid të shtetit shqiptar për këtë çështje.Ne kemi mbajtur historikisht të njëjtin qëndrim. Duhet të kesh dije që të shpallësh qëndrime. Të gjitha vendet kandidate për në BE kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me BE ashtu si edhe ne”, tha Bushati./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





