














Aktori i famshëm Brad Pitt është përfshirë në një aksident me dy makina të tjera në Los Angeles.
Fatmirësisht, nuk ka qenë një përplasje e rëndë, dhe të tre shoferët kanë zgjidhur çdo gjë normalisht. Me siguri kur dy personat e tjerë kanë parë që janë përplasur me Brad, nuk i kanë besuar syve.
Por fakti që është një ndër njerëzit më të njohur në botë, nuk e ka penguar atë aspak që të kujdeset gjatë gjithë kohës për t’i ndihmuar djemtë me detajet e nevojshme në raste të tilla.
Aktori është siguruar të fotrografojë dëmet dhe ka shkëmbyer informacione me dy shoferët e tjerë me një komunikim që duket i përzemërt.
Sipas DailyMail, në fund pasi janë marrë vesh me njëri-tjetrin, ata janë larguar duke u përshëndetur shumë përzemërsisht.
Brad këto kohë është duke kaluar një jetë të qetë, pasi muajin e kaluar një burim tha për Us Weekly se aktori kalon shumë kohë në shtëpi, të cilën e sheh si shenjtëroren e tij,“vendin ku gjen paqen”.
Aktori i Fight Club”, u nda nga nga Angelina Jolie në vitin 2016. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox, 16 vjeç, Pax, 14, Zahara, 12, Shiloh, 11, binjakët Knox dhe Vivienne, 9 vjeç. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





