Transmetuar më 07-02-2018, 18:27

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë,  Romana Vlahutin u takua këtë pasdite me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Takimi u mbajt në Kryesine e Kuvendit, ku zyrtarja e lartë e BE-së i dorëzoi Kryemadhit Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kryemadhi ka deklaruar se "integrimi i Shqipërisë në BE i takon qytetarëve, dhe si i tillë ne shpresojmë që brenda qershorit ne të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave”.

Një ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh kritik me heshtjen e Vlahutin kur u pyet mbi kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP.

Sipas opozitës, asnjëri prej tyre nuk plotëson kushtet ligjore, dhe janë në shkelje edhe me opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd