







Shkatërrohet një bandë kriminale e dyshuar si e përfshirë në shpërndarje droge dhe grabitje, aktivitetet të kryera në shtetin italian.
Pas hetimeve të nisura në muajin nëntor ndaj tre shqiptarëve, pasditen e kësaj të marte, policia e Sacile dhe Latisana shkatërroi një bandë që merrej me shpërndarje droge dhe grabitje banesash.
Të arrestuarit janë Lorenc Dukagjini, 28 vjeç me banim në Pioltello të Milanos, Arnold Isufi, 22 vjeç i cili qëndronte ilegalisht në Itali dhe Edmond Hoxha, 58 vjeç me banim në Fontanafredda.
Gjatë ditës së djeshme karabinierët bën kontroll në një banesë të vjetër në zonën e Fontanafredda, e cila dyshohet se përdorej si strehë nga banda.
Ishin rreth 20 agjentë që ndërhynë, duke rrethuar dhe arrestuar të dyshuarit. Sakaq një pjesëtar i katërt i grupit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Nga kontrolli u sekuestruan 3600 euro, veshje të shtrenjta, ora dhe argjendari me vlerë prej 20 mijë euro, të dyshuara si fryt i një grabitje të bërë gjatë së hënës në zonën e Vittorio Veneto, të cilat iu kthyen pronarit.
Ndërkohë në një mur të dyfishtë, policia zbuloi edhe dy kilogramë lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë, me vlerë trego prej mbi 60 mijë euro si dhe një peshore elektronike.
Dyshohet se katër shqiptarët janë të lidhur me disa vjedhje të tjera në provincat e Pordenone dhe Udine. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





