Transmetuar më 07-02-2018, 12:25

Ermal Meta, kantautori shqiptar me prejardhje nga Fieri, konkurron për të tretin vit radhazi në Sanremo. Meta vjen këtë herë në duet me Fabrizio Moro, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë” dhe trajton temën e rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët në fjalë.

Por ndërsa mbrëmjen e djeshme nisi Festivali i 68 i muzikës italaine "Sanremo 2018", mediat italaine shkruajnë se kënga pjesmarrëse e shqiptarit Ermal Meta është shumë e ngjashme si në tekst ashtu edhe në melodi me një këngë të prezantuar në edicionin Sanremo Giovani në vitin 2016.

"Silenzo" u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Meta dhe Moro është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo. Për këtë arsye kënga e kantautorit shqiptar mund të skualifikohet në këtë edicion, pasi veçanërisht refreni është i ngjashëm me këngën tjetër.

Megjithatë asgjë nuk është vërtetuar lidhur me këtë, teksa na mbeten katër ditë të tjera të Sanremos për të mbërritur në natën e madhe të finales ku pritet të shpallet edhe fituesi.

Pavarësisht akuzave kënga "Non mi avete fatto niente", është në krye të klasifikimit, votuar si nga populli, juria dhe nga media. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd