



Policia italiane ka ndërmarrë një operacion masiv, për shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me trafik droge.
15 persona janë arrestuar gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës në zonat e
Brindisi, Fasano, Oria dhe Catania.
Urdhër arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Brindisit, pas hetimeve lidhur me trafikun e lëndëve narkotike të cilat trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe për armëmbajtje pa leje.
Hetimet nisën në shkurt të vitit 2017, duke bërë të mundur shkatërrimin e dy grupeve kriminale që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Katër persona u arrestuan në kushtet e flagrancës, teksa shpërndanin drogë.
Sakaq në total gjatë këtij operacioni, u sekuestruan 800 kilogramë marijuanë, të cilat ishin trafikuar nga Shqipëria, me skafe dhe kamion.
Për shkak se hetimet janë në vijim, nuk bëhen me dije detaje të tjera dhe as emrat e të arrestuarve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





