Transmetuar më 07-02-2018, 09:42

Ka nisur punimet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në nisje të saj, fjalën e ka marrë kreu i FSHF-së, Armando Duka, i cili në këto zgjedhje garon përballë Bashkim Finos dhe ish- trajnerit Shpëtim Hala. Gjatë fjalës së tij, Duka tha se futbolli shqiptar ka rritur imazhin e tij.

“Jemi koshientë për atë që kemi arritur dhe për atë që duhet të bëjmë më tej. Në plan të parë duhet të fitoj futbolli. Objektivat tona mbetet të njëjta, që nga infrastruktura. 

Ky  do të ishte një kontribut aq fisnik dhe për ne këtu dhe për të gjithë ata që na ndjekin nga ekrani. Masivizimi i futbollit, përkushtimi nuk ka munguar në asnjë çast. Më lejoni të deklaroj të hapur punën e kësaj asambleje”, u shpreh Duka. 

Ndërsa zëvendës ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Konstandin Shkurti deklaroi se "Futbolli tashmë është një realitet simpatik. Uroj që të mbizotërojë fair play". 

Zv. presidenti i FIFA Grigoruy Surkis tha se “E shohim pozitive rritjen e federatës shqiptare në këto vite,vlerësoj përpjekjet e federatës me futbollit e moshave”. /b.l/noa.al/