Transmetuar më 06-02-2018, 17:52

Ditën e djeshme u raportua një ngjarje e rëndë, ku një i ri shqiptar u masakrua me thika, nga dy persona ende të paidentifikuar.

Mediat në Itali kanë shkruar sërish sot për 21-vjeçarin Aldi Ahpijati, për të cilin raportohet se ka dalë nga reanimacioni dhe është nën kontroll, jashtë rrezikut për jetën.

Ai u qëllua me thikë dhe mori disa goditje të rënda në gjoks dhe bark, për arsye që ende nuk dihen, dhe iu nënshtrua një operacioni.

Aldi, i njohur në botën e futbollit, përshkruhet nga të gjithë si një djalë i qetë dhe i përgjegjshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në një parkim, në Via Statale, ku i riu nga Shqipëria është sulmuar nga dy persona. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd