Transmetuar më 06-02-2018, 16:41

Presidenti Ilir Meta, pranoi sot letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Kanadasë, Znj. Alesandra Bugailiskis.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të konsoliduara midis dy vendeve.

Duke u ndalur në partneritetin e ngushtë në NATO, Meta, vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadrin e trupës paqeruajtëse shumëkombëshe nën drejtimin e Kanadasë në Letoni.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu praninë në Kanada të komunitetit mjaft cilësor shqiptar, si dhe shprehu besimin se prania e këtij komuniteti do të ndikojë për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve edhe në aspektin ekonomik e kulturor.

Meta theksoi se duhet bërë më shumë për të inkurajuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta kanadeze në Shqipëri. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd