
Një grua nga Vlora e akuzuar për falsifikim dhe përfitim të paligjshëm të 1000 metër katrorë tokë, është arrestuar nga policia.
Enkelejda Isakaj, 43 vjeçe, banuese në Vlorë, u arrestua gjatë ditës së djeshme.
Ndaj saj, është ekzekutuar urdhri i Prokurorisë së Vlorës, për vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë , e cila e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gruaja akuzohet se ka përfituar me dokumente të falsifikuara pronësinë e rreth 1000 m2 truall, duke sajuar një kontratë shitjeje me Raime Latifin, e cila në fakt nuk ekziston.
Pasi ka marrë pronësinë mbi truallin, e pandehura ka tentuar ta tjetërsojë, duke e shitur tek persona të tjerë.
Kjo pronë e konfiskuar tashmë nga Prokuroria, ndodhet në afërsi të zonës së Skelës, pranë stadiumit të qytetit dhe kap një vlerë mbi 100 mijë euro. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





