














Një prej destinacioneve turistike më të lakmuara në botë, shumë e preferuar edhe prej shqiptarëve, Maldivet, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë.
Lajmërimi u dha nga ministri i çështjeve Ligjore Azima Shakoor, dhe ai i Drejtësisë, Mohamed Anil, këtë të hënë, për shkak të krizës politike ku ndodhet vendi.
Në deklaratë Yameen garantoi sigurinë e qytetarëve dhe të turistëve, madje gjendja e jashtëzakonshme nuk do të pengojë udhëtimet, shërbimet apo aktivitetet ekonomike.
Maldivet po kalojnë një periudhë mjaft të vështirë, e cila kulmoi javën e kaluar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila vendosi të lirojë nga burgu liderin e opozitës, si dhe ish-Presidentin Mohamed Nasheed dhe ish-zv.Presidentin Ahmed Adeeb.
Ky vendim ka shkaktuar trazira në vend, dhe gjendja e jashtëzakonshme u vendos për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve, shkruan noa.al.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë me deklaratë dhe kanë shprehur shqetësim, lidhur me gjendjen e emergjencës në Maldive.
Në të njëjtën kohë, SHBA, përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme të Maldiveve, për të liruar të burgosurit politikë dhe riintegrimin e tyre si të zgjedhur të Parlamentit, duke mbështetur lirinë e shprehjes, si thelbësore. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





