Transmetuar më 06-02-2018, 11:50

Një banor i Teksasit, ka mbetur i çuditur kur ka hyrë në shtëpi dhe nuk ka mundur të gjejë qenin e tij. Por teksa kontrollonte nëpër dhomat e banesës është hasur me një zhurmë që vinte nga çatia dhe kur ka dalë jashtë në oborr ka parë qenin e tij.

Sergio Serratos nga Round Rock postoi më pas një video në Facebook duke treguar qenin, të quajtur Kylo, duke u endur rreth çatisë së shtëpisë së tij të enjten, pasi nuk gjente një zgjidhje për të zbritur.

Serratos tha se ai arriti në shtëpi dhe nuk mundi ta gjejë qenin derisa dëgjoi një zhurmë në çati që ai fillimisht mendonte se ishte një ketër.

Pronari i shtëpisë tha se Kylo me sa duket kishte ngjitur shkallët e brendshme në ballkonin e shtëpisë dhe u hodh nga atje në çatinë e shtëpisë, por më pas nuk gjenqte dot rrugën e kthimit.

Serratos tha se Kylo me ndihmën e tij pas disa orësh qëndrimi në majë të çatisë u kthye në tokë në mënyrë të sigurtë dhe pa asnjë dëmtim. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd