Transmetuar më 06-02-2018, 11:00

"Mercy" kjo është kënga që Franca pritet të prezantohet në këtë edicion të Eurovision 2018. Një këngë që pavarësisht se ka veç pak kohë që është transmetuar po pëlqehet nga e gjithë bota.

Po çfarë ka të veçantë kjo këngë "Mercy" që ndryshe në shqip përkthehet "Mëshirë". Artisja Madame Monsieur nëpërmjet kësaj kënge tregon historinë e një refugjate shtatzënë 8 muajsh e gjysmë, që kalon detin për ti shpëtuar luftës.

Por në mes të detit anija me të cilën ajo dhe shumë të tjerë udhëtonin mbytet, ndërhyrja e forcave policore arrijnë të shpëtojnë pak persona mes tyre dhe gruan shtatzënë.

Me vendosjen e këmbës në tok refugjatja lind, dhe fëmijës që lind i vendos emrin "Mëshirë".

Një këngë e bazuar në një histori të vërtet, dhe realiteti i hidhur me të cilën po përballen vendet e Lindjes së mesme, këto janë dy arsyet që kjo këngë po numëron mijëra klikime në internet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd