
Deputetja e LSI-së Nora Malaj dhe Këshilltari i Presidentit Amiljano Aleksi kanë reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-zyrtares dhe aktivistes më në zë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luzhiana Abazi.
Përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet e tyre sociale Facebook ata e kanë cilësuar Luzhianën një mike të shtrenjtë për të cilën shprehen se iku nga kjo jetë duke i lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar.
Abazi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo ishte anëtare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim dhe eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike.
Postimi i Nora Malajt
Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkoj në parajsë!! E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje nē dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëherë nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën.
Njerezit e afërt , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le një vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende, për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe. Do te na mungosh pafund mikja ime e mirë doktoresha jonë me buzëqeshjen ,që kurrre s’e hoqe nga buza, e mira Luzhiana Abazi… Parajsa le të jetë për ty vende ku do të prehesh ne dlirësinë e paqtimin tënd .., Do të na mungosh … po përherë do të jesh mes nesh ,o Luzhi jonë e mirë ..U prefsh në paqe e mira Luzhi.
Postimi i Emiljano Aleksit
Kur dhimbja s’matet me fjalë… Luzhiana Abazi
Nuk jam i mirë për ngushellime, nuk kam qenë kurrë. As edhe veten nuk di si ta ngushelloj në fakt. Sot, më ka qëlluar me doemos të shkoj diku. Jam munduar të rri mes njerëzve dhe mërmëris ato që dikush tjetër thote para meje. Kjo është një dhimbje që nuk matet me fjalë. Me sa duket Parajsa kishte më shumë nevojë për kurajon, forcën, buzëqeshjen, shpirtin tënd. Ti luftove dhëmbë për dhëmbë, jo se kishe frikë nga vdekja, por e doje shumë jetën!! Luzhi…! Bashkë kemi folur shumë, por sot kuptoj më shumë se kurrë se vdekjen e ndjejmë kur na largohen nga jeta njerëzit që më shumë duam dhe bashkë me to dhe një pjesë e jona. Mendoj që kjo është ajo që na tremb më shumë, ta pranojmë vdekjen. Të pranojmë që s’mund të bëjmë asgjë për njerëzit që ikin e që s’mund t’i kemi më pranë. Nuk na dhemb të mendojmë që do ikim aq sa na dhemb kur mendojmë sa njerez lëndojmë me ikjen tonë. Janë të tjerët që e jetojnë vdekjen dhe jemi ne ata që perjetojmë. Të gjithëve do u mungojë diçka prej teje Luzhi!/b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





