
Kryeplaku i një fshati ka marrë peng një person, e ka goditur dhe e ka detyruar të rrëfehet mbi dyshimet që kishte.
Bledi Nurçe, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj të Korçës, kryeplak i këtij fshati, gjatë ditës së djeshme, ka dhunuar një person tek i cili dyshonte për vjedhje.
Në fshatin Biranj, Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R., 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese.
Gjithçka me pretendimin se e kërkonte policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiakeve në banesën e shtetasit L.M,, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30 janar.
Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R., me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire.
Noa.al mëson se Nurçe, kishte kushërirë të zonjën e banesës së vjedhur, e cila bashkë me të shoqin ndodheshin në Greqi.
Por duke pasur në kujdestari shtëpinë e vjedhur dhe duke pasur dyshime te 19-vjeçari, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi, duke ushtruar dhunë.
Nga ana e policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi deri më tani K.R., nuk rezulton i përfshirë në vjedhje.
Sajkaq Nurçe u arrestua nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





