Transmetuar më 06-02-2018, 09:49








Vala e të ftohtit ka përfshirë edhe Francën, e cila mëngjesin e kësaj të hëne u zbardh.
Konkretisht në kryeqytetin francez, Paris, siç ndodh shumë rrallë, zona e kullës Eiffel u zbardhua nga dëbora.
Ndonëse nuk zgjati shumë, kaq mjaftoi që banorët e zonës dhe turistët, të bëjnë fotografi spektakolare.
Në zonën e Ile-de-France, në kryeqytet, dëbora arriti deri në dhjetë centimetra.
Fotografitë që shoqërojnë shkrimin po bëjnë bujë në rrjetet sociale. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





