

Një çift bashkëshortësh të cilët kishin udhëtuar gjatë gjithë natës nga Greqia drejt Shqipërisë, janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Automjeti me të cilin ata udhëtonin tip “Ford” me targa AA626EJ, ka përfunduar në lumin Drino, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në Tepelenë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, ku për pasojë dy bashkëshortëet kanë mbetur të aksidentuar.
Por fatmirësisht sapo kanë parë që makina ka devijuar, janë hedhur nga mjeti, duke shpëtuar jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të përgjumjes së drejtuesit të mjetit, për shkak se kishin udhëtuar gjatë gjithë natës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





