Transmetuar më 05-02-2018, 19:29

Një futbollist shqiptar ka rënë pre e një sulmi barbar me thika, në Scandiano të Italisë.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Aldi Ahpijati, i cili u godit disa herë në bark dhe gjoks nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një parkim, në Via Statale, ku i riu nga Shqipëria është sulmuar nga dy persona.

Ai ju nënshtrua një operacioni urgjent në Santa Maria Nuova, teksa mbetet në spital nën kujdes intensiv.

Nuk dihen arsyet se përse shqiptari ra pre e sulmit, ndërsa miqtë e tij raportuan ngjarjen në polici.

Aldi, i njohur në botën e futbollit, përshkruhet nga të gjithë si një djalë i qetë dhe i përgjegjshëm.

"Ne e dimë që Shpijati ka qenë pranë nesh dy vitet e fundit, dhe ai me ne është sjellë gjithmonë në mënyrë të saktë"- tha presidenti dell’Arcetana Alex Spaggiari.

Edhe pas dy operacioneve në gjoks dhe në bark, i riu nuk ka rifituar ende vetëdijen e plotë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd