






Ai u shpall “mbreti” i mbrëmjes, ndërsa ajo një nga femrat më sharmante që shkëlqeu gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Po flasim, për dy artistë të njohur në botën muzikore, siç janë Bruno Mars dhe Bebe Rexha.
Kjo e fundit me të përfunduar paraqitjen e saj në Grammy Awards, do t’i kthehet paraqitjeve para publikut. Bebe do të performojë në qytetet e mëdha meksikane. Ajo është e ftuar speciale e fituesit të gjashtëfishtë të Grammy-t, Bruno Mars.
Pasi morën pjesë në edicionin e 60-të jubilar të ndarjes së çmimeve Grammy, këngëtarja me origjinë shqiptare mahniti me hiret e saj trupore dhe look-un, ndërsa ylli i hitit “24K Magic”, fitoi plot gjashtë trofe, duke u shpallur si një nga artistët më të mirë dhe më të vlerësuar për vitin që lamë pas.
Por, duket se ka ardhur momenti për një bashkëpunim të mirëfilltë mes të dyve dhe këtë herë bëhet fjalë për një turne muzikor.
Në faqen official të këngëtarit Bruno Mars, është vendosur posteri i këtij turneu që do të vijojë në disa shtete të Meksikës, e ku e ftuara speciale e tij është pikërisht Bebe Rexha./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





