Transmetuar më 05-02-2018, 15:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se nuk do të ketë seanca normale.

“Asgjë nuk do të jetë normale në seancë ndërkohë që ata kanë uzurpuar çdo gjë. Diskutime për numër s’ka”, është shprehur Basha.

Po ashtu mësohet se brenda mbledhjes së demokratëve Basha u shpreh i vendosur se opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve të varfër shqiptarë.

“Qëndrim në mbrojtje të varfërisë dhe qytetareve, rinisë dhe ekonomisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi.

Ata janë në panik. Shpirti syri veshi dhe zëri i qytetareve duhet të jemi ne”, tha Basha. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd