Transmetuar më 05-02-2018, 13:51

Një fëmijë amerikan vdiq në Portland pas një beteje tetë-ditore kundër një bakterie të tmerrshme që hante mishin. Nëna e tij, Sara Hebard, ka gjetur guximin të tregojë tragjedinë që ka shkatërruar jetën e saj, madje me qëllim që të sigurohet se incidente të ngjashme nuk do të ndodhin përsëri.

Liam Flanagan, 8 vjeç, ishte në biçikletën e tij në oborrin e shtëpisë në Pilot Rock, Oregon, kur ra dhe lëndoi kofshën e tij. E ëma e mori atë dhe e dërgoi në urgjencën në afërsi të Pendleton, ku plaga iu qep me shtatë fije. Sara ishte e bindur se gjithçka përfundoi me këtë, por në ditët në vijim Liam vazhdoi të ankohej për dhimbjet.

Fillimisht, gruaja u përpoq ta qetësonte atë me ilaçe, por situata u përkeqësua. Liam u dërgua në Spitalin Pendleton ku ai iu nënshtrua një operacioni urgjent. Ai u transferua pastaj me helikopter në spitalin e Doernbecher Children’s në Portland, ku iu nënshtrua edhe disa operacioneve të tjera.

Bakteret që hanë mish mund të përhapen shumë shpejt dhe mjekët janë përpjekur ta heqin atë nga muskujt dhe indet që shkojnë nga zona e kyçit të këmbës deri në sqetull. Nëna e vogëlushit nuk gjen dot ende paqe dhe shpreh habinë e saj për faktin se një tragjedi e tillë e kishte fillimin vetëm nga rënia nga biçikleta.

Liam Flanagan vdiq të dielën në Portland. Pas kësaj tragjedie Sara u bën thirrje të gjithë prindërve: “Do të doja t’ua tregoja të gjithë juve, një nga një, që t’i përqafonit fëmijët tuaj fort, sepse nuk e dini sa shpejt mund të shkojnë, dhe pastaj t’i kushtoni vëmendje atyre.

Mos u surprizoni se një aksident i thjeshtë, mund të jetë diçka më e keqe. Është e domosdoshme përhapja e vetëdijes për të tilla raste, sepse njerëzit shpesh nuk i njohin këto situata. Unë nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë”, tha ajo. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd