Transmetuar më 05-02-2018, 13:28

Një 35 vjeçar, i lindur në krahinën e Frosinone, u arrestua ditën e djeshme me akuzën e veprimeve të turpshme në vende publike, si dhe për rezistencën dhe dhunën e treguar ndaj efektivëve të policisë.

Një qytetar, portier artizanal i një ndërtese në Via della Circonvallazione Casilina, ka lajmëruar menjëherë në numrin e emergjencave, duke u thënë se ka qenë viktimë e një sulmi verbal nga ky njeri.

Por në momentin që agjentët i janë përgjigjur thirrjes së tij dhe kanë mbërritur në vendin e informuar, nuk kanë gjetur askënd, kështu ata vendosën të kontrollonin zonën. 

Ndërsa kanë arritur në Via Prenestina ata gjetën një njeri që tregonte organet gjenitale të tij për kalimtarët, madje edhe masturbonte para tyre duke u i lënë ata të tmerruar nga ky veprim.

Agjentët u përpoqën të afroheshin, por 35 vjeçari u shpëtoi. Ai arriti të bënte rezistoncë ndaj arrestimit duke u angazhuar në një “luftë” dhe policisë ju desh pak kohë deri në arrestimin e tij.

Menjëherë pas arrestimit ata zbuluan se ai ishte i njëjti person që kishte hyrë në rrugën unazore të Kasilinës, duke ngacmuar një qiramarrës, derisa kishte arritur te portieri artizanal që lajmëroi edhe policinë duke çuar në prangosjen e tij./b.l/noa.al/.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd