Transmetuar më 05-02-2018, 11:59

Për këngëtaren bukuroshe shqiptare aq të dashur për publikun shqiptar sot është një ditë feste. Çiljeta feston sot ditëlindjen e saj, por jo vetëm edhe atë të djalit të saj Fernandos i cili ka lindur më 5 shkurt ashtu si mami.

Me anë të një postimi në Facebook e nëna e Çiljetës ka uruar atë dhe Fernandon, por ka zbuluar kështu edhe moshën e këngëtares.

"Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33  vjet më parë erdhe në jetën tonë dhje na dhe shumë lumturi. Mas dy çunave të xhajes tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë emrin Çiljeta. Ti je drita e syve të mi", shkruan mamaja e Çiljetës.

Më tej ajo vijon urimin e saj edhe për nipin e vogël Fernandon, ardhejn në jetë të të cilit e cilëson si një gëzim edhe më të madh në familjen e tyre.

“Por ti na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogël Fernandon që Zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë… Mami, babi dhe mami Liria ju urojë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira të keni në jetë. Zoti ju bekoftë”, përfundon urimi i mamasë së këngëtares./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd