Transmetuar më 05-02-2018, 10:49

Një person i cili dyshohet se shpërndante heroinë, është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari është Fatmir Jonuzaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Prangosja e tij u bë në lagjen “Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur “Tre Serviset”.

Të riut iu gjetën 30 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 3.6 gramë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar aktivitetin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd