Transmetuar më 05-02-2018, 10:27

Trupi i dekompozuar i një gruaje shtatzënë u gjet në anën e një rruge në Indi. Gruaja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe sigurisht për fëmijën në barkun e saj nuk kishte asgjë për t’u bërë në ato momente. Zbulimi u bë në qytetin e Hyderabad, në shtetin lindor indian të Telanganas.

Sipas policisë, vrasja mund të jetë kryer nga një burrë që ka dashur ta parandalonte lindjen e këtij fëmije. Zëvendës komisari i policisë Vishwa Prasad tha: "Ne besojmë se krimi është i lidhur ngushtë me shtatzëninë e gruas".

Mbetet tani për të kuptuar se kush mund të ketë qenë autori i këtij krimi makabër. Policia indiane po shqyrton të gjitha gjurmët biologjike në kufomën e gruas, e cila u gjet e mbyllur në një thes, e braktisur në afërsi të një kanali plehrash.

Nuk përjashtohet që disa kamera të sigurisë në zonë mund të kenë regjistruar autorin që kreu krimin e tmerrshëm, dhe në këtë rast, për autoritetet indiane nuk duhet të jetë e vështirë të zbulohet identiteti dhe kapja e tij.

Dhuna ndaj grave është një nga problemet më serioze që prekin Indinë: në 2014, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijës pohoi se një nga tre viktimat e përdhunimit në vendin aziatik ka shprehur një alarm për abuzimin e përhapur seksual të fëmijëve.

Ndonëse qeveria ka rritur ndëshkimet, madje edhe financimin e seksioneve të gjykatave vendore për këtë lloj krimi. Sipas statistikave të fundit, vetëm 1.187 raste të përdhunimit u regjistruan në vitin 2016 dhe vetëm në shtetin e Haryanës, ndërsa rastet në të gjithë vendin u rritën me rreth 12% në një vit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd