Transmetuar më 05-02-2018, 09:51

Një efektiv policie është vënë në prangat e kolegëve të tij, i akuzuar për dhunë në familje dhe ngacmim seksual ndaj kunatës së tij.

I arrestuari është shtetasi A.Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe punonjës policie në Lezhë.

Arrestimi i tij u bë këtë të shtunë nga Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Brendshme, pas denoncimit të bërë nga gruaja dhe kunata.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kunatën, motrën e gruas.

Ndaj efektivit 28-vjeçar hetimet janë në vijim, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë akuzat e veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Ngacmim seksual”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd