
Një 21-vjeçar është ndaluar në kohë, para se ngjarja të përfundonte me disa viktima.
Gjithçka ka ndodhur në Kurbin, ku i riu Mikel Gjonaj po qëllonte në ajër me armë zjarri, dhe po kërcënonte punonjësit e një firme guroreje, në të cilën edhe vetë punonte.
Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.
Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.
Nuk dihen arsyet e agresivitetit të të riut, i cili po merret në pyetje.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





