Transmetuar më 04-02-2018, 20:48

Një i ri nga Spanja është bërë hit në rrjetet sociale për shkak të asaj që i ka ndodhur gjatë një formati televiziv me kuice.

I riu i njohur me emrin Alberto, ksihte arritur deri në pyetjen e fundit dhe do të fitonte 100 mijë euro nëse do ishte përgjigjur saktë.

“Kush është Steve Rogers në filmin “The Avengers?” që i është bërë në kuizin Ahora Caigo.

I riu nuk e dha përgjigjen e saktë, pavarësisht se e kishte të shkruar në bluzën që mbante veshur.

Në këtë pyetje ai kishte tri alternativa – mjek, zotëri dhe kapiten.

Në bluzë shkruante “Steve Rogers është kapiten Amerika”.

Shiheni në videon e mëposhtme. /a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd